Janë bashkë prej vitesh. Ronaldo paguan Georginën e tij 1.2 mln euro në vit
Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë që prej vitit 2017 dhe kanë një fëmijë bashkë teksa 2 binjakë pritet së shpejti të vijnë në jetë.
Partnerja e sulmuesit të famshëm është tashmë e famshme dhe madje e pasur pasi ka ngritur disa biznese teksa fiton gjithashtu shumë edhe nga rrjetet sociale.
Partnerja e Ronaldos në fakt tani do të jetë dhe protagoniste në një dokumentar të titulluar “Unë Georgina” ku flet për sfidat e jetës dhe përshtatjen me Cristiano Ronaldon.
Ajo që zbulohet dhe bën përshtypje në këtë dokumentar është fakti që sulmuesi portugez i jep asaj një pagë të çmendur mujore edhe pse ajo të themi që është e pasur apo edhe pse e ka partnerin e pasur.
100 mijë euro në muaj, ose më mirë 1.2 mln Euro në vit pagë merr Georgina Rodriguez nga Ronaldo për një sërë përgjegësish, le ta quajmë shpenzime mujore dhe përkujdesje për fëmijët.
Kujtojmë që ajo është bërë edhe njerka e fëmijëve më të mëdhenj të Ronaldos, Cristiano Jr, Eva dhe Mateo e gjithsesi nuk femër që nuk do të ishte në vendin e saj, madje dhe me rrogën që i jep partneri!/Ora News/.
