50 të vdekur e 300 të plagosur, NATO mund të zbulojë se kush e lëshoi raketën në stacionin e trenit në Ukrainë

Të paktën 50 të vdekur, nga të cilët katër fëmijë, dhe mbi treqind të plagosur është bilanci si pasojë e shpërthimit të raketave në stacionin hekurudhor të Kramatorsk, në rajonin e Donetsk , një nga zonat në Lindje të Ukrainë ende i shfrytëzuar nga mijëra civilë për t'i shpëtuar luftës.
Sipas mediave ukrainase, në njërën prej lexohej rusisht, ‘për fëmijët’.
Ndërkohë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, foli për "rusët çnjerëzor, të cilët duhet të dënohen", por Moska mohon të jetë përgjegjëse për sulmin në stacion.
Nërkohë një prej gazetarëve të mediave të huaja, Fausto Biloslavo ka treguar nga afër mbetjet e raketës që goditi stacionin Kramatorsk.
"Është një SS21 dhe me sa duket ka ardhur nga Lindja dhe në një farë mënyre ka shpërthyer në stacion sepse nuk gjetëm asnjë krater. Mendoj se NATO mund të gjurmojë menjëherë se kush e lëshoi atë raketë.” – tha ai.
