Paralajmërimi i Stoltenberg: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2022, 22:37
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar sot se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite.
në një deklaratë përpara gazetarëve, ai tha se nuk ka asnjë shenjë se qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin për të kontrolluar të gjithë vendin ka ndryshuar.
“Ne nuk kemi parë asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar ambicien e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën dhe gjithashtu për të rishkruar rendin ndërkombëtar, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë. Duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë se kjo mund të zgjasë për një kohë të gjatë, për shumë muaj apo edhe vite”, u shpreh Jens Stoltenberg.
