Gjurmë gjaku përgjatë autostradës, zbulohet pas më shumë se 30 vitesh vrasësi serial që vriste gra në motele

Gjurmë gjaku përgjatë autostradës, zbulohet pas më

Autoritetet amerikane kanë qenë në kërkim të të ashtuquajturit "vrasësi I-65" për më shumë se 30 vjet. Tani vrasësi serial, që vrau të paktën tre gra përgjatë një autostrade, është identifikuar.

Sipas raportimeve të mediave, "I-65 Killer" ("I" qëndron për Interstate, që është emri i autostradave në SHBA; 65 për numrin e autostradës) është Harry Edward Greenwell. Ai vdiq nga kanceri në vitin 2013.

I dënuar disa herë, identifikimi i tij nga hetuesit u bë me ndihmën e një platforme për kërkime gjenealogjike. 

Aty u ngarkuan gjurmë të ADN-së, të cilat zyrtarët mundën t'i lidhin me skenat e krimit.

Sipas policisë, probabiliteti që amerikani të ketë vrarë Vicki Heath 41 vjeçe, Peggy Gill  24 vjeçe dhe Jeanne Gilbert  24 vjeçe është 99,9 përqind.

Viktimat vdiqën midis  viteve 1987 dhe 1989. Harry Edward Greenwell i vrau në motele të lira përgjatë Interstate 65. Të treja u qëlluan.

Krimineli i dhunshëm, i cili u burgos disa herë për krime të tjera, përdhunoi një grua tjetër në vitin 1990. 

Në konferencën për shtyp që zbuloi identitetin e "Vrasësit I-65", një sherif tha: "Ajo është e vetmja viktimë e njohur që i ka mbijetuar sulmeve të egra dhe brutale".

Kimberly Gilbert Wright, vajza e njërës nga tre viktimat, tha: "Ajo është ende në zemrën e familjes sime. Ne flasim për të sikur ajo të mos u largua kurrë. Unë dhe vëllai im patëm fatin të kalonim shtatë muajt e fundit të jetës së saj me të dhe të përjetonim gëzimin që ajo na sillte çdo ditë.”

Policia nuk po përjashton mundësinë që Harry Edward Greenwell të ketë kryer më shumë vrasje.

Amerikani udhëtoi shumë në Midwest Amerikan. Rastet e ftohta nga rajoni tani duhet të shqyrtohen sërish.