Ministrja e jashtme britanike: Epoka e angazhimit me Rusinë ka përfunduar
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss pritet t'u thotë kolegëve të NATO-s se epoka e angazhimit me Rusinë ka përfunduar.
Në një darkë pune me ministrat e jashtëm të NATO-s, zonja Truss tha se nuk ka kohë për fitore të rreme pasi Rusia nuk po tërhiqet duke i larguar trupat nga kryeqyteti Kiev.
Në vend të kësaj, tha ajo, Moska po rigrupohet dhe ripozicionohet për të shtyrë më fort në lindje dhe jug të Ukrainës.
Truss theksoi se kjo është koha që NATO të ashpërsojë reagimin e saj dhe të ndërmarrë veprime strategjike.
“Ne kemi nevojë për një qasje të re për sigurinë në Evropë të bazuar në qëndrueshmëri, mbrojtje dhe parandalim”.
Truss beson se Akti Themelues Nato-Rusi, i nënshkruar në 1997 dhe i konsideruar si një udhërrëfyes për bashkëpunimin e ardhshëm, ka vdekur.

