Pamjet e para nga atentati në autostradën Tiranë-Durrës, vritet shoferi i Land Roverit
Forca të shumta policie ndodhen në vendin ku ka pasur të shtëna me armë dhe dyshohet të ketë jetë bërë atentat.
Mbrëmja e së dielës është tronditur rreth orës 23:00 kur në autostradën Tiranë – Durrës, përballë DHL-së ku është qëlluar drejt një automjeti tip "Land Rover" dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, Iljaz Çali 37 vjeç.
Policia thotë se rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, por në dukje është një atentat.
Ngrihen postblloqe
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.
Ora News sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Shenim: Raportoi gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj
