VOX POP/ A duhet të mbahet unaza e martesës në gisht? Qytetarët: Nuk e mbajnë, kanë frikë se nuk zënë dashnore

Keni vënë re që disa burra dhe gra nuk mbajnë unazën e martesës në gisht? Pse? Kjo ishte tema e ditës së sotme në Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re", në RTV Ora.

Disa qytetarë u përgjigjën se  mbajtja e unazës në gisht është një shenjë respekti që duhet të bëhet nga të dy palët, si gruaja dhe burri, por kishte dhe disa të tjerë që mendonin se unaza nuk është mirë të mbahet për arsye të ndryshme. 

Le të shohim disa mendime të tyre:

"Sa interesante do të ishte sikur ta mbanin të gjithë unazën por nuk e mbajnë se kanë frikë se nuk zënë dashnore."

"Unaza është shenjë respekti, po disa mund ta shesin për bixhoz."

"Është respekt që i bëhet gruas."

"Unaza është diçka që nuk hiqet kurrë nga dora."

"Edhe po nuk e mbajtën s'ka problem, unë e kam lënë në shtëpi."

"Nuk mbaj as unazë as varëse se i kam alergji, kështu i kam thënë gruas."

"Unë unazën e kam hequr që javën e parë të martesës se mu be gishti plagë."

"Duhet t'i mbajnë, duhet të gjobiten ata që nuk e mbajnë, ajo u takon beqarëve dhe të martuarve."