Atentat në autostradën Tiranë-Durrës, qëllohet ndaj mjetit "Land Rover", vritet një person
Tirana është tronditur sërish nga të shtëna me armë këtë fundjavë.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë Durrës përballë “DHL”.
Mësohet se është qëlluar ndaj një automjeti tip Land Rover dhe Iljaz Cali 37 vjeç ka mbetur i vdekur, në atë që duket si një atentat.
Në fotot e siguruara nga Ora News, mund të shihet një makinë me targa AB 988 AS e cila ka qenë shënjestra e atentatit.
“Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip "Land Rover" dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve. Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.” - njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca si dhe shërbimet e policisë që po zbardhin ngjarjen.
