Salianji: Bashkimi jo nga imponimi, por nga vota, askush nuk ka tagër për të diskutuar në emër të grupit

Nga Korça deputeti demokrat Ervin Salinaji u shpreh se bashkimi i demokratëve që nuk vjen nga imponimi dhe nga bërja e proceseve fiktive, pro del nga vota.

Ai tha se nuk ka tashmë një emër apo një diskutim nga ana e PD-së për çështjen e presidentit, duke shtuar se askush nuk mund të flasë në emër të PD-së.

Salinaji: Është një thirrje që ka të bëjë më bashkimin e demokratëve që nuk vjen nga imponimi dhe nga bërja e proceseve fiktive, pro del nga vota. Bashkim është rreth votës dhe që ka besueshmërinë e gjithë demokratëve. Demokratët janë po aq të shqetësuar për fati ne partisë dhe forca e saj rritet vetëm duke forcuar kontributorët dhe ata që sakfrifikuar.

Nuk ka diskutim për një president të republikës. Nuk e di nëse ka një qëndrim të zotit Alibeaj për këtë çështje, por unë nuk jam me asnjërën palë dhe askush nuk ka tagër për të diskutuar në emër të grupit parlament. Besoj se do të diskutojë grupi parlamentar për çështjen e presidentit. Çdo emër për të hedhur për konsum nuk i shërben interesave të opozitës në vend.