Masakra në Bucha, Rama: Sa dhimbje dhe sa turp, asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2022, 21:50
Edhe kryeministri Rama ka reaguar lidhur me masakrën e ndodhur në Bucha të Ukrainës nga ushtria ruse.
Ai shkruan se duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme dhe se asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë.
Rama: Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në masakrën Bucha, Ukrainë, nga ushtria ruse janë tronditëse. Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp!

