Dua Lipa arrin suksesin e radhës gjatë turneut “Future Nostalgia”
Dua Lipa është një nga artistet më në zë të momentit e cila vazhdimisht arrin suksese të shumta në karrierën e saj muzikore.
Gjatë këtyre ditëve, ajo po zhvillon turneun e saj muzikor të titulluar “Future Nostalgia” e cila në të vërtetë ishte e planifikuar të ndodhte një vit më parë, po për shkak të Covid-19 u anulua.
Sipas një burimi, në bazë të numrit të biletave të shitura në koncertin e saj fitimet e këngëtares janë rritur nga 32.5 milionë euro në 59.3 milionë euro.
Të gjitha këto përfitime të këngëtares nga ky turne sollën një rritje të pasurisë së saj.
“Future Nostalgia” ka qenë një hit mbarëbotëror më i dëgjuari ndonjëherë në platformën “Spofity”.
Turneu i këngëtares ka filluar në muajin shkurt, nga Amerika e Veriut dhe e Jugurt deri në Zelandën e Re.
