EKSKLUZIVE sonte në Expuls! Grimieri gay nga Tirana "demaskon" meshkujt që hiqen si laca por veshin fustan!

Një episod aspak i njëjtë me të tjerët rezervohet për shikuesit e emisionit #Expuls në RTV Ora.

Prej orës 23:00 sonte (2 prill 2022), #Expuls nën autorësinë e gazetarit Ronaldo Sharka, merr "start" me muzikë të mire popullore vlonjate, nga zëri i ëmbël i Rovena Ibrahimit, e cila jo vetëm këndon por rrëfen jetën pas lindjes së një djali si dhe lajmet që kanë qarkulluar së fundmi për të.

Në pjesën e dytë, e cila i dedikohet te ftuarit më "pikant" ose ndryshe i ftuari special, grimieri shqiptar i cili ka deklaruar kohë më parë se është gay, rrëfen të pathënat e një homoseksuali në Shqipëri.

Shumë flitet, por sakaq edhe pak dimë.

Si jetojnë ata? Si i kanë marrëdhëniet intime dhe preferencat, nga kush "ngacmohen" apo me kë flirtojnë? Kush janë meshkujt shqiptarë qe hiqen si "laca" por kanë dëshira homoseksuale Madje veshin dhe fustan? Këto dhe shumë të tjera, vetëm sonte në 23:00 në ekranin e RTV Ora, si dhe live në YouTube.