Covid-19: Pse disa njerëz po infektohen për të dytën herë me variantin Omicron?

Para dy vitesh kur Covid-19 u bë pjesë e jetëve tona ishte shumë e zakontë të dëgjoje një numër të konsiderueshëm njerëzish të prekur nga ky virus i padukshëm. Megjithatë, me kalimin e muajve dhe teksa shkenca e përparuar zbuloi edhe vaksinën ndikimi i tij u zbeh ndjeshëm, deri në nëntor të vitit 2021 kur shumë njerëzit u prekën nga varianti i ri “Omicron”.

Pse shumë njerëz po infektohen me Covid-19?

Një pjesë e mirë e tyre janë të prekur nga varianti i Omicronit, i cili çuditërisht është një nga variantet më të mira për të fshehur mbrojtjen nga infeksionet e tjera.

Kemi dëgjuar mjaft raste që në një hapësirë të shkurtër kohore versioni i Omicronit është përhapur dy herë tek i njëjti njeri, ku me shumë gjasa kjo është hera që i bën ata më të sëmuren më shumë se herën e parë.

Shumica e njerëzve madje në disa raste nuk e kuptojnë se janë të prekur nga ky variant pasi kanë simptoma të zakonshme të ftohjes.

Sipas disa studimeve laboratorike thuhet se kombinimi i një infeksioni “Omicron” dhe nëse jeni vaksinuar e bën trupin tuaj më të përgatitur për të luftuar ndaj këtij infeksioni të ri.

Rreth 4.5 milionë njerëz janë prekur nga ky variant për dy herë radhazi, dhe shumë prej tyre fatmirësisht kanë krijuar mbrojtjen e duhur.

Mjekët e ndryshëm sugjerojnë vaksinimi si një nga mënyrat më të mira për tu mbrojtur dhe për të parandaluar hyrjen e virusit në trupin tuaj.

Një nga shqetësimet kryesore të njerëzve të prekur nga ky virus veç vetes është dhe frika se mos infektojnë familjarët apo njerëzit përreth tyre, ndaj është më mirë që të konsultoheni me një mjek nëse kjo ndodh, për të siguruar përmes medikamenteve një sistem imunitar të mirëfilltë.

Ndryshe nga çfarë ka ndodhur në muajin Janar, ku rreth 55%  e anglezëve po trajtoheshin në spital ndaj kësaj sëmundjeje, thuhet se në muajin Mars kjo shifër u ul ndjeshëm në 45%.

Qeveritë e vendeve të ndryshme në botë shpresojnë se përdorimi i vaksinës të ndihmojë në rritjen e imunitetit pavarësisht nëse janë prekur dy herë nga Covid-19.