Shefi francez i inteligjencës pushohet nga puna për mosparashikim të pushtimit rus

Kreu i inteligjencës ushtarake franceze, gjenerali Eric Vidaud, po shkarkohet nga puna pasi sipas mediave të huaja dështoi të parashikojë luftën e Rusisë në Ukrianë.

Vetëm 7 muaj pasi është punësuar, ai është fajësuar për "informacione të pamjaftueshme" dhe mungesë të zotërimit të temave.

SHBA vlerësoi saktë se Rusia po planifikonte një pushtim në shkallë të gjerë, ndërsa Franca arriti në përfundimin se nuk kishte gjasa.

Gjenerali Vidaud u fajësua për këtë nga shefi ushtarak i Francës, sipas një burimi.