Biden vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, do të preket sektori i teknologjisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2022, 18:07
SHBA ka vendosur sot të tjera sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, e cila ndodhet nën sulmet e Rusisë që prej gati 5 javësh.
Sanksionet e fundit do të vendosen ndaj operatorëve në sektorin e teknologjisë. Këto sanksione vijnë si një përpjekje për të parandaluar Moskën të shmangë sanksionet.
SHBA ka njoftuar se kishte vendosur sanksione ndaj 21 subjekteve dhe 13 personave, duke përfshirë Shoqërinë Aksionare Mikron, prodhuesi dhe eksportuesi më i madh rus i mikroelektronikës dhe prodhuesi më i madh rus i çipave.
