Draghi: Europa nuk është në rrezik për furnizimin me gazin rus. Pagat në rubla çështje e brendshme e Rusisë
"Italia e Gjermania së bashku me vende të tjera që importojnë gazin, grurin e produkte të tjera ruse, po financojnë luftën e Rusisë", ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi në takimin e zhvilluar sot me gazetarët e mediave të huaja në Itali mes të cilëve dhe RTV Ora e Ora News.
Kryeministri italian u shpreh se është e vërtetë se Italia e Gjermania janë dy vende europiane që importojnë më shumë se vendet e tjera të BE, gazin rus e që së bashku me vende të tjera që blejnë grurin e produkte të tjera të këtij vendi, kontribuojnë në financimin e luftës në Ukrainë.
"Pikërisht për këtë qëllim- tha Draghi, Italia e vende të tjera kërkojnë një tavan për çmimin e energjisë."
Kryeministri italian informoj se nuk ka asnjë rrezik për rezervat e gazit rus në Europë e zbardhi më gjerësisht bisedën telefonike zhvilluar pak orë më parë me Presidentin rus Vladimir Putin.
NATO: Rusia po ripozicionohet, nuk po tërhiqet
31 Mars, 17:10
"Kontratat ekzistuese do të vazhdojnë të jenë në fuqi. për kompanitë europiane, e kjo vlen vetëm për kompaninw europiane. Këto kompani do të vazhdojnë të paguajnë gazin me euro e dollarë", u shpreh kreu i ekzekutivit italian i cili komunikoj se janë pikërisht këto fjalë që kishte marrë nga Presidentin rus.
Por Draghi, kjo çështje do të analizohet më gjerësisht nga ekipet teknike të vendeve e shtoi gjithashtu se në bisedën telefonike me Putin ka mundur të kuptoj se konvertimi i pagesave të gazit me euro e dollarë, në rubla do të jetë një çështje e brendshme e Federatës Ruse.
"E kuptohet, shtoi ai që analizat janë akoma në zhvillim për të kuptuar më mirë se çdo të thotë kjo e se faktikisht kompanitë europiane do të vazhdojnë të paguajnë siç është vendosur më parë, e se a do të ndikoj në sanksionet që janë aktivizuar."
Për kryeministrin italian "nuk është absolutisht e thjeshtë të ndryshoj valuta e pagesave pa dhunuar kontratat."

