Moti i keq bën “namin” në Vlorë, rrëzon pemë, shtylla tensioni dhe thyen xhama biznesesh

Moti i keq ka përshkallëzuar në qytetin e Vlorës duke shkaktuar dëme materiale, rrëzim pemësh dhe shtyllash tensioni.

Era e fortë ka pasur intensitetin më të lartë rreth orës 13:00 duke shkaktuar mjaftë dëme.

Në pyllin e sodës janë rrëzuar disa pemë duke bllokuar aksin kryesor rrugor dhe duke ndaluar qarkullimin për rreth 60 minuta.

Ndërsa në fshatra të njësisë administrative janë rrëzuar shtylla të tensionit të lartë duke bërë që fshatra si Radhima, Tragjasi, Dukati, Zvërneci etj., të mbesin pa energji.

Gjithashtu dëme ka pasur edhe në biznese duke u thyer xhama dhe tenda të tyre. Nga ana tjetër një bolier ka rënë nga çatia e një pallati fatmirësisht pa rrezikuar jetë njerëzish.

Gjithashtu lundrimi vijon të jetë i pezulluar në Vlorë Bashkia e Vlorës dhe institucionet bëjnë thirrje për qëndrim në shtëpi dhe kujdes të veçantë në qarkullim rrugor.

Autoritetet kanë raportuar sërish edhe për një zjarr të qëllimshëm sot në fushën e grumbullimit të mbetjeve.

Era e fortë ka shkulur nga vendi të gjithë kalçeton në zonën e pyllit të sodës. Raportohet se në brenda saj kanë qenë disa persona duke u stërvitur në futboll të cilët fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime.

Dëme gjithashtu ka edhe në Lungomare ku janë rrëzuar disa pemë, të llojit pisha, dëmtim të koshave të mbeturinave si dhe shkatërrim total të një instalacioni të vendosur për bukuri në zonë një varke peshkimi

Moti i keq bën “namin” në Vlorë, rrëzon

Moti i keq bën “namin” në Vlorë, rrëzon

Moti i keq bën “namin” në Vlorë, rrëzon

Moti i keq bën “namin” në Vlorë, rrëzon