Njëri rrëzohet nga soleta, 17-vjeçares i bie depozita e ujit në kokë, 2 të lënduar nga moti i keq në Kuçovë
Nga Marko Diko Përditësimi i fundit 31 Mars 2022, 15:54
Dy persona kanë mbetur të lënduar në Kuçovë si pasojë e motit të keq dhe erës të fortë.
Burime për Ora News bëjnë me dije se 26-vjeçari Majkëll.V ka rënë nga soleta e një banese ku po punonte në fshatin Tapi.
Ndërsa një 17-vjeçare ka qenë duke ecur në rrugë kur i ka rënë një depozitë uji nga tarraca e një banese.
Të dy personat e lënduar ndodhen në spitalin rajonal të Beratit.
