Shërbehet tortë me marihuanë në dasmë, pamjet e bëra virale tregojnë efektet që 'goditën' të ftuarit
Një burrë është bërë vital në TikTok pasi kishte bërë një tortë duke i shtuar edhe marihuanë për dasmën e motrës së tij.
Alvaro Rodriguez, 29 vjeç, nga Santiago, Kili, mbushi një nga shtatë shkallët e tortës me kanabis, i cili është i ligjshëm për konsum privat në shtëpi në ditën e madhe të motrës së tij muajin e kaluar.
Ai kaloi 20 orë duke e gatuar dhe duke e dekoruar tortën përpara se ta prezantonte në festë.
Videoja e cila ka marrë më shumë se 13 milionë shikime në TikTok tregon nusen dhe dhëndrin duke prerë tortën ndërsa të ftuarit brohorasin.

Pamjet më pas tregojnë 20 nga 100 të ftuarit e dasmës duke kërcyer me gëzim dhe duke qeshur ndërsa efektet e kanabisit fillojnë.
Alvaro tha se asnjë nga të ftuarit nuk u drogua kundër dëshirës së tyre, ndërsa të gjithë e dinin për përbërësin e veçantë të tortës.

“Të gjithë u njoftuan për këtë dhe pasi torta u pre, ne u siguruam që të mbahej veçmas nga të tjerët dhe t'u shërbehej vetëm të rriturve”, tha ai.
Kanabisi në Kili është i paligjshëm për të gjithë prodhimin dhe konsumin publik, por lejohet për konsum privat në shtëpi.
