Doja martesë tradicionale, por ajo më kërkoi motel! Kjo që tha Genardi të bën të kalosh në “shok”

Të gjithëve na ka ndodhur qoftë edhe një herë në jetë të zhgënjehemi nga dikush që e duam apo e vlerësojmë jashtë mase për arsye të ndryshme.

Te shumë njerëz, zhgënjimi nga të tjerët shpesh shoqërohet edhe me situata jo të këndshme, si psh mungesa e  dëshirës për të bërë shumë gjëra apo humbja e besimit totalisht te njerëzit e tjerë që mund të njohësh.

Edhe Genardi është zhgënjyer nga një vajzë që e donte shumë dhe kishte plane serioze, por referuar asaj që tha në program nuk e dimë se kush nga të dy është zhgënjyer më shumë.

Genardi: Kam patur lidhje afatshkurtëra, madje edhe një lidhje me një vajzë që ishte 10 vite më e vogël sesa unë

Dajana: Nuk është shumë diferencë?

Genardi: Aty kuptova se ishte më e shkathët sesa unë, sidomos teknoligjikisht, madje shikoja që ishte zhivë në këto gjëra ndërsa unë më i fjetur e më i ngadaltë në mesazhe.

Dajana: Unë mendoj që maksimumi i diferencës duhet të jetë 8 vite

Genardi: Ka mendësi tjetër është gjeneratë tjetër komplet dhe psh kur e ke mbi 10 vite diferencë të duket më e hedhur më e shkathët. E gjitha kjo ishte e dukshme, pasi gjërat që unë i bëja ishin më tradicionale, më me themel, ndërsa ajo ishte fiu-fiu.

Dajana: A mendon se mungesa e marrëdhënieve seksuale ka ndikuar negativisht te lidhjet e tua?

Genardi: Po, por unë isha tradicional dhe thoja me vete se do të bëja gati shtëpinë dhe kur të ishte gati do të shkonim atje, por ajo donte motel dhe unë në motel nuk shkoja para martesës.

Dajana: 1 sek se pësova “shok”…Ajo që ti po thua është se ti doja t’a çoje në shtëpi ndërsa ajo në motel?

Genardi: Po pra.

Dajana: Qenka perlë, gjigante fare.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: