Vuçiç ‘anti-amerikan’, Presidenti serb: E kam më të lehtë të takohem me Putin, se me Biden
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2022, 11:42
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i cili përballet me zgjedhje të dielën ka pranuar se e ka më të lehtë të komunikojë me presidentin rus Vladimir Putin se sa me Joe Biden.
Shkak për këtë thotë kreu i shtetit serb është çështja e Kosovës dhe presioni që ka nga administrata amerikane për njohjen e Prishtinës zyrtare si shtet të pavarur.
Vuçiç ka deklaruar se Putin është shumë i qetë dhe se e ka takuar atë 19 herë.
Në Serbi, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë caktuar për 3 prill, në të cilat Vuçiç kandidon për të fituar një mandat të dytë 5-vjeçar si president duke garuar nën siglën e Partisë Progresive Serbe

