Flet vajza e shqiptarit në Kosovë që u arrestua nga policia serbe: Babai është liruar, po kthehet në shtëpi

Abaz Beqiraj, shqiptari nga Kosova, i cili u arrestua nga policia serbe në kufirin me Hungarinë, është liruar ditën e sotme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vajza e 66 vjeçarit, Melihate Beqiraj.

Në një deklaratë për mediat ajo tha se babai i saj është liruar dhe po kthehet në Kosovë.

Abaz Beqiraj nga Deçani ishte duke u kthyer nga vizita dymujore në Gjermani, tek djali i tij, kur u arrestua nga policia serbe, kur po e kalonte kufirin nga Hungaria.



Ai po udhëtonte me autobus, në momentin që është arrestuar.