Një tjetër shqiptar drejt Hagës, Specialja: Shtetasi i përfshirë në vrasjen e 130 shqiptarëve në Izbicë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë për një shtetas shqiptar për krime lufte, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në masakrimin e 130 shqiptarëve nga ushtria e policia serbe në fshatin Izbicë të Skënderajt.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë për krime lufte ndaj një shtetasi shqiptar i përfshirë në vrasjen e rreth 130 personave në Izbicë të Skënderajt.

Sipas njoftimit është ngritur aktakuzë për "krime lufte kundër popullsisë civile" për shtetasin shqiptar me iniciale M.A.,  banues në kryeqytetin serb Beograd.

Specialja njofton se rasti në fjalë ka të bëjë me masakrën e Izbicës të ndodhur në 28 mars të vitit 1999 në Komunën e Skënderajt.

Në bazë të hetimeve 12 mujore është vërtetuar se i pandehuri M.A., në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar të forcave policore ushtarake serbe ka marrë pjesë në ekzekutimin e 130 personave, prej të cilëve 12 kanë mbijetuar.

Rasti në fjalë ka të bëjë me masakrën e Izbicës të ndodhur në 28 mars të vitit 1999 në Komunën e Skënderajt, pra fiks 23 vite më parë.

Gjatë hetimeve për shtetasin M.A. janë marrë deklaratat e mbi 100 dëshmitarëve dhe të dëmtuarve të rastit si edhe janë siguruar video incizime, raporte autopsish dhe dëshmi të tjera.

I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë, të paraburgim, sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të dytë.

Të hënën, u mbushen 23 vjet nga masakra në Izbicë, ku mbetën të vrarë 147 burra të rinj e pleq të cilët u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe.