Bleona nuk mungon as këtë vit në "Oscars"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2022, 11:23
Bleona nuk mungon as këtë vit në "Oscars"
Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti njihet për daljet e saj ekstravagante në evenimentet prestigjoze ndërkombëtare, si ato të muzikës por edhe te kinematografisë, kryesisht "Oscars".
Bleona, jo vetëm që nuk ka munguar në "Red Carpet" duke mbështetur miqtë e saj të famshëm, por edhe ka shkaktuar një lum komentesh në rrjet ndër vite.
Këtë vit Qereti kishte zgjedhur një fustan të bardhë që shkëlqentë i tëri dhe i dha Bleonës hijeshi e "class" në parakalimin ku kalojnë yjet, në eventin prestigjoz te kinematografisë, "Oscars 2022".
