Rusia konfiskon orët zvicerane me vlerë miliona dollarë

Zyrtarët rusë thuhet se kanë konfiskuar orët luksoze Audemars Piguet me vlerë miliona dollarë.

Orët zvicerane u sekuestruan në një dyqan nga agjentët e shërbimit të sigurisë, për shkelje të dyshuar të rregullave doganore, raporton BBC.

Kjo erdhi disa pas vendimit të Zvicrës, e cila iu bashkua perëndimit për t’i vendosur sanksione Rusisë.

Deri më tani ende nuk ka asnjë konfirmim nga Zvicra.

Orët nga Audemars Piguet mund të kushtojnë më shumë se 700,000 £ (921,000 dollarë) një copë.