Makina përplas karrocën e foshnjës në vendkalimin e këmbësorëve, vdes i porsalinduri

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë, pasi është përplasur nga një makinë. 

Aksidenti ndodhi në një rrethrrotullim përgjatë rrugës Plebiscito, në Pedova të Italisë. E gjithë ngjarja ka ndodhur teksa e ëma së bashku me foshnjën po kalonin vizat e bardha.

Makina drejtohej nga një shtetas maroken, 46 vjeç. Sipas mediave të huaja, ai nuk po udhëtonte me shpejtësi të madhe, por para tij kishte ndaluar një makinë tjetër, për të lënë nënën të kalonte rrugën.

Por siç raportohet, 46-vjeçari se ka parë nënën me fëmijën dhe në momentin që ajo ka kaluar makinën e ndaluar është përplasur nga marokeni.

Nuk dihet si është gjendja e 34-vjeçares, por mësohet se kjo e fundit po shkonte për të marrë djalin tjetër nga kopshti.