Deputetja ukrainase: Mijëra njerëz janë rrëmbyer nga Mariupoli dhe janë dërguar në Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2022, 17:33
Sipas autoriteteve të Ukrainës Rusia ka zhvendosur me forcë mijëra civilë nga Mariupol, qyteti port strategjik i shkatërruar nga bombardimet ruse.
Ndërsa shumë njerëz kanë arritur të shpëtojnë nga qyteti i rrethuar, deputetja ukrainase Inna Sovsun thotë se 160,000 të tjerë janë ende të bllokuar atje.
Ajo thotë gjithashtu se 20,000 njerëz raportohet se janë dërguar në Rusi kundër vullnetit të tyre.
"Ata në thelb sapo u rrëmbyen nga shteti rus," thotë ajo.
Sovsun thotë se situata në Mariupol është shumë e tensionuar dhe shton se nj përparim i madh po bëhet nga forcat ruse që janë në rajonin e Donbasit.

