Mjeshtri i Madh Agim Doçi: Tekstet muzikore kosovare nuk thonë asgjë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2022, 20:31
Poeti dhe autori i dhjetëra hiteve në muzikën shqiptare, Agim Doçi (Mjeshtër i Madh) ka qenë i ftuar special në episodin e radhës të #Expuls nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora.
I pyetur nga moderatori Sharka për këngën më të re nga Elvana Gjata Ft. Bardhi, e cila ka dialekt të Kosovës, Z. Doçi tha se tekstet e kësaj krahine, që janë bërë trend edhe nga këngëtaret shqiptare, nuk thonë asgjë, sipas tij:
"Tekstet e këngëve kosovare... nuk thonë asgjë"- u shpreh ai me një fytyrë keqardhjeje.
