Ja cilat janë vitaminat që i duhet politikanëve në parlament

Gazetarja dhe moderatorja Dasara Karaiskaj, ka qenë ftuar në fundmi në studion e Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati.

Karaiskaj ka folur edhe për politikën duke thënë se duke thënë se në Kuvendin e Shqipërisë duhet të vijnë politikanë të rinj. Ajo ka komentuar edhe ‘trazirat’ në PD, duke thënë se duhet të ikte Lulzim Basha dhe në krye të PD të vinte Grida Duma.

Roza Lati: Çfarë vitamine i duhet politikanëve në parlament.

Dasara Karaiskaj: Këtu më ke vënë pak në vështirësi sepse politikën s’para e duan. Politikanët duan nga një... pras(presh) e të zhduken njëherë, dhe të vijnë ca politikanë të rinj dhe mundësisht të kenë  më shumë gra që drejtojnë partitë. Do doja të ikte Luli të vinte Grida. Do i jepte ca ngjyra të tjera dhe Shqipërisë dhe politikës shqiptare që një parti e fuqishme të drejtohet nga një grua.