Më mirë shokë apo shoqe, Dasara tregon arsyet ekskluzive për Why Not
Gazetarja dhe moderatorja Dasara Karaiskaj, ka qenë ftuar në fundmi në studion e Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati.
Ajo ka treguar se gjatë jetës së saj ka pasur më shumë se shokë se sa shoqe dhe kjo jo pa arsye.
Sipas Dasarës, burrat ‘nuk ta thartojnë’ trurin.
Dasara Karaiskaj: Përpara se të bëhesha mami, unë kam qenë maskiliste. Kam pasur më shumë shokë se sa shoqe. Me burrat më ka shkuar muhabeti më shumë se ato nuk ta thartojnë trurin aq shumë se sa gratë. Çështja e vrasjes së gruas, është një fenomen që ekziston në të gjithë botën, këtu te ne dhe më shumë. Te ne ka më shumë dru. Ka dhe vrasje, por ka dhe më shumë dhunë. Problemin më të madh e kemi me mentalitetin se sa me feminizmin. Është një gjë që vjen që në gjenezë. Nënat shqiptare i edukojnë çunat ndryshe dhe gocat ndryshe.
