Kënga “Sa t’kom dasht” dedikim, Trim Jetullahu tregon ekskluzivisht për herë të parë në Why?Not

Këngëtari Trim Jetullahu, ka qenë ftuar në fundmi në studion e Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati. 

Për herë të parë ai ka treguar se kujt i dedikohet kënga e publikuar së fundmi “Sa t’kom dasht”.

Roza Lati: Kujt ja ke dedikuar këtë këngën “Sa t’kom dasht” 

Trim Jetullahu: Gjithmonë këngët shkruhen në drejtime personale dhe të tjerëve, kemi shoqëri, familje, por kjo këngë është pozitive dhe flitet për një dashuri të mirë se çfarë mundet me bo një mashkull për një femër po edhe femra për mashkullin, kështu është e dedikuar për të gjithë njerëzit që dashurojnë. 

I pyetur se çfarë preferencash ka për vajzat, këngëtari tha se askush nuk mund të krahasohet me vajzat shqiptare.

Roza Lati: Çfarë pëlqimesh ke në raport me femrat, të pëlqejnë brunet të pëlqejnë biondet, të huajat apo shqiptaret.

Trim Jetullahu: Kudo që kam shkuar, jo se jam shqiptar po me femrat shqiptare nuk ka.