Tayna, Dafina Zeqiri dhe…, ja cilët janë artistet femra që Japo do të bashkëpunonte

Japo me profesion bankier, por që me talent reper i është kthyer repit ka qenë ftuar në fundmi në studion e Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati.

I pyetur se me cilën prej këngëtarëve do të donte të bënte bashkëpunim, Japo veçoi, Dafina Zeqirin, Rina Balajn dhe Xhensila Myrtezajn.

Roza Lati: Do doje të bëje ndonjë bashkëpunim me këngëtaret shqiptare të Kosovës.

Japo: Tayna më pëlqen shumë. Shumë respekt për artistët çuna, por unë dua të bëjë një bashkëpunim me gocat. Dëgjoj shumë Dafina Zeqirin, Rina Balaj, Xhensila Myrtezaj.