U zunë keq në studio, Agim Doçi: Rezart Veleshnja e ka trurin fushë, si fushat e Myzeqesë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2022, 20:41
Poeti dhe autori i dhjetëra hiteve në muzikën shqiptare, Agim Doçi (Mjeshtër i Madh) ka qenë i ftuar special në episodin e radhës të #Expuls nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora.
I pyetur nga moderatori Sharka nëse i ka rregulluar marrëdhëniet me aktorin Rezart Veleshnja pas sherrit qe kanë pasur kohë më parë në një prej studiove të RTV Ora, Doçi u shpreh: "Rezarti e ka trurin fushë, fushë si fushat e Myzeqesë", ku pas kësaj deklarate ndërhyri moderatori duke qenë se është nga Myzeqeja.
Ndiqeni të plotë duke klikuar linkun e intervistës!
