Nafta pa akcizë, radhë të gjata për NIPT-in në Lushnje e Korçë

Afrimi i datave të afatit ku fermerët mund të aplikojnë për naftë pa akcizë ka krijuar dyndje në dyert e administratës për të hapur NIPT-in.

Pamjet në video vijnë nga Lushnja. Rreth 400 persona vijnë çdo ditë për të plotësuar dokumentacionin edhe pse sistemi i Tatimeve pranon vetëm 70 aplikime në ditë.


Fermerët, të cilët u janë drejtuar zyrave të shtetit sëfundmi thonë se për ditë të tëra nuk po arrijnë të kryejnë punë.

"20 ditë, kam ardhur 5 herë, mezi doli sot."

"Akoma s'kam mbaruar, kam 2-3 javë që vi."

"Më tha për aplikim për NIPT, u vonua 17 ditë."

E njëjta situatë paraqitej edhe në Korçë të mërkurën.

Fermerë të shumtë nga të gjitha zonat drejtohen që të formalizojnë biznesin e tyre.

Të gjithë fermerët që duan të përfitojnë naftë pa akcizë sipas qeverisë duhet të jenë të pajisur me një NIPT, ndërsa mund të aplikojnë për skemën e kompensimit deri më datën 30 mars.

Nafta pa akcizë, radhë të gjata për NIPT-in në Lushnje