Tha se i vodhi këngën dhe ia bastardoi, Agim Doçi flet pas përplasjes me Ronela Hajatin: Ajo është...

Poeti dhe autori i dhjetra hiteve në muzikën shqiptare, Agim Doçi, Mjeshtër i Madh, ka qenë i ftuar special  në episodin e radhës të #Expuls nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora.

Kohë më parë Ronela Hajati publikoi këngën "Alo Alo" me Vig Popën, ripërpunim i këngës së "vjetër" shqiptare kënduar nga Luan Zhegu, autor i së cilës është Agim Doçi.

Në kredencialet e videos në YouTube, Ronela vendosi këngëtari Luan Zhegu, e pas kësaj Doçi shprehu pakënaqësi në media.

Kjo gjë solli qe Ronela të reagonte menjëherë duke zëvendësuar emrin e Luan Zhegut me atë të autorit, Agim Doçi.

I pyetur nga Ronaldo Sharka se përse Agim Doçi sulmon Ronela Hajatin, madje dhe për këngën "Sekret" me të cilën Ronela do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, Agim Doçi duket se tashmë i ka rregulluar marrëdhëniet me këngëtaren.

Ndiqni këtu intervistën për të mësuar deklaratën, minuta 02:00.