Nata e madhe në Hollywood, sonte ndahen çmimet “Oscars” 2022
Yjet hollivudianë do të marrin pjesë në mbrëmjen e madhë të 27 Marsit, ku do të bëhet ndarja e cmimeve Oscar për vitin 2022. Konkurena në aktrim, regji, fotografi mbetet e lartë, e ndërsa në mbrëmje do të interpretojnë edhe këngëtaret e njohura Beyonce apo Billie Eilish.
Të dielën në mbrëmje zhvilllohet ceremonia e 94 e Academy Awards në Los Angeles. Yjet e fushave të ndryshme të artit do të jenë pjesë e natës më të rëndësishme të vitit.
Në kategorinë e aktrimit, ndër më të nominuarit janë Will Smith, Benedict Cumberbatch, Dame Judi Dench dhe Troy Kotsur.
Pavarësisht operimit të tij prej 30 vitesh në këtë treg, Will Smith nuk ka fituar kurrë një Oscar, megjithatë 53-vjeçari është afruar dy herë më parë, duke u nominuar për rolin e Ali në filmin super të sukseshëm “The Pursuit of Happyness”. Mbase portretizimi i babait do bëjë që ky të jetë vit i Smith.
Sa i përket filmave, listën e 12 nominimeve e kryeson the Poëer of the Dog, e regjsorit Jane Campion, me origjinë nga Zelanda e Re. Ky film i llojit dramatic-psikologjik bazohet në romanin e vitit 1967 me të njëjtin titull të Thomas Savage.
I dyti vjen “Coda”, komedi-drama, e cila fokusin e ka në dhimbjet e një anëtari teksa rritet në një familje të shurdhër.
Po ashtu, konkurenca mbetet e lartë për fotografinë më të mirë, ku përballë njëra tjetrës janë ajo e Apple TV dhe Belfast e Sir Kenneth Branagh.
Ndërsa për grimin dhe stilin më të mirë të flokëve për vitin 2022 konkurojnë "Coming 2 America", "Cruella", "Dune", "The Eyes of Tammy Faye" dhe "House of Guçi".
Per të kursyer kohë, 8 nga 23 çmimet do të regjistrohen paraprakisht, ndërsa pjesës tjetër do iu jepen trofetë në Beverly Hills në Teatrin Samuel Goldwyn, cast i cili do të transmetohet live dhe në ekranet televizive.
Në mbrëmjen e madhe do të performojnë kengëtaret me famë botërore si Beyonce apo Billie Eilish.
