Lufta shkatërron spitalet në Ukrainë, OBSH: Mbi 70 sulme ndaj ambienteve shëndetësore
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar më shumë se 70 sulme ndaj spitaleve dhe ambulancave në Ukrainë. Sipas OBSH-së, sulmi ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor janë bërë pjesë e strategjisë dhe taktikave të luftës moderne.
Më shumë se 70 sulme ndaj spitaleve dhe ambulancave janë raportuar në Ukrainë, teksa numri vijon të rritet çdo ditë.
Njoftimi është bërë i ditur nga OBSH e cila ka njoftuar se në Ukrainë për shkak të luftës janë shtuar sulmet ndaj spitaleve.
Ai thotë se shënjestrimi i objekteve të kujdesit shëndetësor është bërë pjesë e strategjisë dhe taktikave të luftës moderne.
Më 8 Mars u godit spitali qendror i sapo rinovuar në Izyum në jug të Kharkiv. Sipas autoriteteve ukrainase goditja u bë nëpërmjet predhave ruse.
Pamjet janë verifikuar nga BBC dhe media të tjera, megjithëse rrethanat e sakta të sulmit janë të pamundura për t'u përcaktuar në këtë moment.
Që nga 24 shkurti, OBSH ka rishikuar dhe verifikuar sulmet në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë të cilat shkaktuan të paktën 71 të vdekur dhe 37 të plagosur.
Shumica kanë dëmtuar spitalet, transportet mjekësore dhe dyqanet e furnizimeve, por OBSH ka regjistruar gjithashtu rrëmbimin ose ndalimin e mundshëm të personelit të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve.
Biden takohet me ministrat e Ukrainës në Poloni
26 Mars, 11:54
“Ne jemi të shqetësuar se ky numër po rritet çdo ditë. Ambientet shëndetësore duhet të jenë vende të sigurta si për mjekët ashtu edhe për infermierët, por edhe për pacientët për t'u drejtuar për trajtim. Kjo nuk duhet të ndodhë - i tha BBC-së përfaqësuesi i OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht. "

