Presidenti i Ukrainës Zelensky: Më shumë se 16,000 trupa ruse kanë humbur jetën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia ka humbur më shumë se 16,000 trupa deri më tani.

“Numri i humbjeve ruse ka tejkaluar 16,000 viktima”, tha Zelensky në një video-mesazh të postuar në mediat sociale të premten.

“Midis tyre janë komandantë të rangut të lartë. Deri më tani nuk ka raporte për gjeneralkolonelë apo admiralë rusë të vrarë. Megjithatë, në këtë numër kemi një komandant të njërës prej ushtrive pushtuese dhe një të dytë në komandë të Marinës së Detit të Zi”.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një konferencë të premten se 1,351 personel ushtarak ishin vrarë në Ukrainë dhe 3,825 ishin plagosur, gjatë përditësimit të parë të viktimave që nga 2 marsi.

Ndërkohë, dy zyrtarë të lartë ushtarakë të NATO-s të mërkurën vlerësuan se numri i ushtarëve rusë të vrarë në aksion në Ukrainë ishte midis 7,000 dhe 15,000.

Zyrtarë të tjerë amerikanë i kanë vendosur humbjet ruse në një interval të ngjashëm – midis 7,000 dhe 14,000 ushtarë rusë të vrarë.

Presidenti ukrainas të premten tha gjithashtu se autoritetet ishin në gjendje të siguronin 18 korridore humanitare gjatë javës së kaluar dhe arritën të shpëtonin 37,606 njerëz, përfshirë 26,477 nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, të cilët u dërguan në Zaporizhzhia.