Biden takohet me ministrat e Ukrainës në Poloni

Presidenti i SHBA Joe Biden ka zhvilluar bisedime me dy ministra ukrainas në Poloni - takimi i tij i parë ballë për ballë me zyrtarë të tillë të nivelit të lartë që kur forcat ruse pushtuan vendin një muaj më parë, 24 shkurt 2022.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Sekretarit i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarit i  Mbrojtjes së SHBA-së Lloyd Austin janë takuar me homologët e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba dhe Oleksii Reznikov.

Biden ndodhet në Poloni që nga e premtja dhe do takohet gjithashtu me homologun e tij polak, Andrzej Duda. Ai do të mbajë edhe një fjalim rreth konfliktit.