Videoja që po bën xhiron e rrjetit, Biden ndalet në Poloni dhe ha një copë picë me ushtarët
Presidenti Joe Biden vizitoi trupat amerikane të stacionuara pranë kufirit të Polonisë me Ukrainën të premten, 25 mars në kuadër të turit të tij 4-ditor në Evropë.
Ndalesa e parë e Biden ishte me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror të Ushtrisë Amerikane, dhe më pas vizitoi një berber e një objekt ngrënieje ku ndali për të shijuar një copë Pizza.
Amerikanët po shërbejnë së bashku me trupat polake.
Ai mbërriti të premten pasdite në aeroportin në Rzeszow, qyteti më i madh në Poloninë juglindore, ku janë vendosur disa trupa amerikane.
Me trupat, ai ndau një anekdotë rreth vizitës së djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, ndërsa ai ishte vendosur në Bagdad dhe shkonte me emrin e vajzërisë së nënës së tij për të mos tërhequr vëmendjen ndaj vetes.
Presidenti bëri shaka me pjesëtarët e shërbimit dhe lavdëroi seriozisht trupat.
Ai do të jetë në Varshavë të shtunën për bisedime me presidentin polak Andrzej Duda dhe të tjerë.
Udhëheqësi polak do të priste Biden në aeroport të premten, por avioni i tij u vonua për shkak të një problemi teknik.
