Franca punon me Turqinë dhe Greqinë për planin e evakuimit të Mariupolit
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se po punon me Turqinë dhe Greqinë në planet për një operacion humanitar për evakuimin e njerëzve nga qyteti i shkatërruar jugor i Mariupolit.
Ai tha se shpresonte të fliste me presidentin rus Putin brenda 48 pse 72 orëve të ardhshme në lidhje me nismën e planifikuar.
Qyteti port i Mariupolit qëndron në gërmadha pas granatimeve të pamëshirshme ruse.
Dhjetëra mijëra banorë mbeten të bllokuar brenda, me pak akses në ushqim, ujë, energji elektrike ose gaz.
Macron u tha gazetarëve se kishte një diskutim konkret sot me kryebashkiakun e Mariupolit.
“Ne jemi duke u koordinuar dhe më pas do të negociojmë me rusët”, tha ai.
Më herët, një zyrtar i tha BBC-së se rreth 300 njerëz kishin vdekur në sulmin e javës së kaluar në një teatër në qytet, ku civilët ishin strehuar.
