Fotot satelitore tregon anijen ruse të shkatërruar në brigjet ukrainase
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2022, 21:49
Fotot e reja satelitore nga Maxar tregojnë anijen ruse të shkatërruar pjesërisht në ujë që u sulmua në portin e pushtuar të Berdyansk të enjten.
Ushtria ukrainase tha se Saratov, një anije zbarkimi, ishte goditur nga forcat e saj ushtrake.
Anija ishte identifikuar gabimisht më parë si Orsk, tha ushtria, duke shtuar se dy anije të tjera zbarkuese ruse gjithashtu kishin pësuar dëmtime.
Fotot satelitore të marra sot tregojnë tymin e zi që vazhdon të dalë nga një strukturë në port pranë disa rezervuarëve të magazinimit të karburantit.

