Miratohet rezoluta e OKB-së, Rusia fajtore për krizën në Ukrainë, edhe Serbia voton pro

Pak më parë Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka miratuar një rezolutë e cila fajin ia drejton Rusisë për krizën humanitare në Ukrainë.

Sipas tabelës së votimit nga shtetet kjo rezolutë është miratuar nga 140 shtete, në mesin e tyre ishte edhe Serbia, e cila më herët është shfaqur si aleate e Rusisë.

Ndërkohë, kundër kanë votuar vetëm Rusia, Bjellorusia, Korea e Veriut, Eritrea dhe Republika Arabe Siriane.

Miratohet rezoluta e OKB-së, Rusia fajtore për krizën në