Zyrtari ukrainas: Mbi 400,000 banorë janë dërguar me forcë në Rusi

Më shumë se 400,000 njerëz, përfshirë 84,000 fëmijë, në Ukrainë janë dëbuar me forcë në Rusi, ka pohuar një zyrtar ukrainas.

Duke folur në një konferencë sot, Avokati i popullit ukrainas Lyudmyla Denisova tha se banorët nga Mariupol dhe qytete të tjera të Ukrainës po detyroheshin të kalonin kufirin nga forcat ruse.

Guvernatori i rajonit të Donetskut Pavlo Kyrylenko vazhdoi të thoshte se ukrainasit po dërgoheshin në kampet e filtrimit përpara se të zhvendoseshin nga oficerët e agjencisë ruse të kundërzbulimit.

Më herët Këshilli i Qytetit të Mariupol kishte pretenduar se 15,000 banorë në rrethin Levoberezhny të qytetit ishin dëbuar ilegalisht deri më sot.

Këshilli tha në një deklaratë: "Banorët e distriktit të Bregut të Majtë kanë filluar të dëbohen masivisht në Rusi. Në total, rreth 15,000 banorë të Mariupolit i janë nënshtruar dëbimit të paligjshëm."