NATO e BE nuk dalin garant për zonën e ndalim fluturimit në Ukrainë
Kriza humanitare e refugjatëve ukrianase, duket se ka përfshirë edhe SHBA, jo vetëm vende evropiane.
SHBA duhet të ndihmojnë dhe në kapërcimin e krizës së gazit e eleminimin e varësisë së Europës nga gazi rus.
Kryeministri italian Mario Draghi menjëherë pas samitit të vendeve të NATO-s e të G7 në Bruksel, ka dhënë disa deklarata për mediat.
Ai ka përshkruar konkluzionet e dy samiteve të sapo mbyllura me dy fjalë; unitet e solidaritet.
Samit i NATO e G7 dëshmuan një unitet të jashtëzakonshëm të të gjithë aleatëve, në dënimin e sulmit ndaj Ukrainës e ruajtjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
"Madje dhe të rriten në rast se është e nevojshme", tha ai.
Sanksionet kanë qenë mjaft efikase e fortësisht kanë influencuar në dobësimin e ekonomisë ruse."
Krisa e gazit. Spekulime në tregun e brendshëm
Mbi sigurinë energjitike e sigurinë ushqimore, përgjigja është diversifikimi i burimeve të furnizimit me qëllim që Europa të jetë e pavarura nga gazi rus.
"Tregu i gazit brenda Bashkimit Europian, aktualisht funksionon keq, çmimet janë shumë spekuluese e kjo gjë kërkon marrjen e masave specifike për tregun e brendshëm", deklaroi Draghi.
Për këtë rëndësi të madhe merr ndihma që duhet të vij nga prodhuesit e mëdhenj të gazit si Kanada e SHBA.
Refugjatët ukrianas
Mbi krizën humanitare që po shkakton kriza në Ukrainë, kryeministri italian u shpreh se i përket jo vetëm Europës por dhe SHBA të kontribuoj në këtë dramë njerëzore.
"Në Itali numri i refugjatëve ukrainas është rreth 60-70 mijë, në Gjermani 200-300 mijë, në Poloni gati e milionë, në Rumani 300-400 mijë. Drama humanitare duhet përballuar jo vetëm në nivel europian por në nivel global, pra me përfshirjen dhe të SHBA", tha ai.
Kina
Mbi rolin e Kinës në ndërmjetësinë me Rusinë, kreu i ekzekutiviti italian u shpreh se "nuk ka asnjë dënim ndaj qëndrim të Kinës. por ka shpresë që ky vend të kontribuoj në procesin e paqes. Aq sa jemi të këmbëngulur në ruajtjen e sanksioneve ndaj Rusisë, aq duhet të jemi dhe në kërkimin e gjetjes së rrugës për paqe, tha ai.
Takimi me Erdogan
Së shpejti do të kemi një takim të përbashkët mes tre vendeve Itali-Turqi-Francë e takimi që zhvillova sot me Presidentin Erdogan shkoi mjaft mirë.
E pamundur të përfshijmë Nato e Bashkimin Europian në garantimin e një NO FLY ZONE për Ukrainën.
Mbi kushtin e vendosur nga Presidenti rus Putin për të paguar me rubla cdo litër gaz të blerë në Rusi, Kryeministri italian komentoi se "nëse e aktivizon këtë gjë, kjo do të thotë një shkelje e kontratave të nënshkruara.
Ndërsa mbi polemikat në Itali mbi rritjen e shpenzimeve për armët në buxhetin shtetit duke e çuar në 2% të PPB, Draghi u shpreh se " se është një impenjim historik i marrë si dhe nga të gjitha vendet e tjera ndaj NATO-s."

