Ai lufton kundër Putinit, ylli i tenisit gjuan agjentët rusë

Ai ndërroi raketën e tenisit me automatikun. Sergei Stachowski, 36 vjeç, mbron Ukrainën e tij kundër pushtuesve rusë. 

Ish-profesionisti i tenisit e përfundoi karrierën e tij në janar pas Australian Open. 

Kur filloi lufta, ai u regjistrua në ushtrinë rezervë në shkurt.

Stachowski tani është i vendosur në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev. 

Në një intervistë për FAZ, ai bën një pasqyrim të përditshmërisë së tij gjatë luftës.

Stachowski i përket një njësie patrullimi që ofron mbrojtje në Kiev. 

Ai thotë: “Ne jemi një grup prej tre deri në pesë persona. Ne kemi një sektor që e patrullojmë. Të gjithë kanë një turn prej dy orësh, pastaj një pushim gjashtë orësh, pastaj duhet të dalim përsëri për dy orë, qoftë ditë apo mesnatë”.

Ai lufton kundër Putinit, ylli i tenisit gjuan agjentët rusë

Dhe më tej: "Ne kontrollojmë nëse ka agjentë rusë dhe parandalojmë grabitësit që të hyjnë në dyqane".

Stachowski madje duhej të linte familjen e tij. Ai jeton prej vitesh në Budapest (Hungari) me gruan dhe tre fëmijët. 

Sidoqoftë, Stachowski e dinte se çfarë do të thoshte disfata për Ukrainën dhe donte të ndihmonte.

 “Nëse Ukraina e humb këtë luftë, ajo do të fshihet nga të gjithë librat e historisë. Do të zhduket nga faqja e dheut si vend.”

Kjo është një nga arsyet pse ai u bën sërish apel politikanëve:

“Të gjithë e shohim se nuk jemi vetëm, se bota po na shikon. Politikisht, mbështetja mund të jetë shumë më e madhe. Duhet të mbyllet qielli mbi Ukrainë; në terren trupat ruse nuk do ta mundin Ukrainën. Ukrainasit janë gati për të luftuar".