Kristjan Asllani: I shihja nga televizori, nuk e prisja të isha me kombëtaren

Në konferencën për shtyp sot nga grumbullimi me Spanjën foli Kristjan Asllani. Mesfushori kuqezi i cili është debutues absolut dhe që për herë të parë u thirr nga Reja me kombëraren A, foli për ndjesinë e grumbullimit me shokët e rinj.

“Ekipin Kombëtar e shihja në televizor tani jam shumë i lumtur që jam pjesë e saj. Nuk e mendoja, erdhi kjo ftesë dhe shpresoj që të ndihmoj ekipin. Nuk na tremb kundështari. Shpresojmë që të bëjmë një sfidë shumë të mirë. Unë do të jap maksimumin dhe t’i ofroj skuadrës ndihmën time”.

Më tej mesfushori 20-vjeçar i Empolit foli për aventurën në Itali, ndeshjen me Spanjën dhe për zërat e merkatos.

Kampionati italian është shumë i vështirë dhe kur vjen këtu është pak më lehtë, sepse kampionati italian është më fizik. Unë mendoj që të shoh dhe mendoj për fushën e blertë. Trajneri e di nëse do të debutoj nga minuta e parë, shpresojmë që të vijnë shumë tifozë të kombëtares.

Merkato? Nuk i kam shumë qejf zërat e merkatos, vëmendja është te Empoli, është kënaqësi të luash për ta dhe shpresojmë që të qëndrojmë në Serinë A”, deklaroi talenti kuqezi në fjalën e tij.

/Ora News/