Koronavirusi kërcënon Italinë para playoffit. Mancini në telashe

Vetëm dy ditë para ndeshjes së parë playoff, gjysmëfinales ndaj Maqedonisë së Veriut, Italia tronditet nga koronavirusi.

Siç ka njoftuar Federata Italiane e Futbollit, janë dy raste me covid-19 që kanë rezultuar në testet e kryera për të gjithë grupin dhe statin e Italisë dhe dy teste kanë rezultuar pozitivë.

Bëhet fjalë për dy anëtarë të stafit teknik të Mancinit.

Pati edhe disa raste me covid-19 me stafin mbështetës të Italisë të cilët sapo erdhën në Coverciano rezultuan në teste si të infektuar dhe menjëherë u larguan.

Për momentin asnjë prej lojtarëve nuk ka probleme dhe frika e madhe është të ketë ndonjë vatër infeksioni që do të ishte një goditje e madhe për Italinë ndërkohë që luan shanset e saj për një vend në Botëror.

Nëse kalon Maqedoninë e Veriut, atëherë Italia do të luante finalen me fituesin e çiftit tjetër, Portugali-Turqi./Ora News/.