Pritet të debutojë me Shqipërinë, Milani zëvendëson Kessie me xhevahirin kuqezi

Milani po përgatitet për pjesën më të vështirë të sezonit, ruajtjen e kreut të tabelës në Serinë A që do të rikthente titullin pas shumë vitesh por edhe me sakrifica të mëdha dhe falë një pune madhështore të Paolo Maldinit.

Dr. Teknik i klubit, ka shkëlqyer me zgjedhjet e deritanishme në merkato duke miksuar të rinj dhe lojtarë me eksperiencë dhe sërish në verë do të tentojë futbollistë të talentuar.

Një prej tyre që ka kapur vëmendjen e Maldinit është talenti ynë kuqezi, një nga lojtarët më premtues pas Armando Brojës.

Është Kristjan Asllani, 20 vjeç, një yll i ri që po shkëlqen te Empoli dhe që nuk ka bërë asgjë veçse duke u rritur me punë dhe duke fituar një vend titullari në skuadër.

Ai do të debutojë ndoshta me Spanjën por e sigurtë me Gjeorgjinë dhe në Itali sot një nga mediat e rëndësishme si SportItalia ka raportuar se Milani është vënë në ndjekje të Asllanit.

Pritet të debutojë me Shqipërinë, Milani

Një goditje e tillë është perfekte me strategjinë e ndjekur deri tani, blerje jo me shifra të çmendura, lojtarë me talent dhe Asllani do të ishte perfekt edhe si pasuesi i Kessie që do të largohet në fund të kontratës./Ora News/.