Çfarë është diplopia. Shikimi i dyfishtë që po shkatërron karrierën e kampionit absolut në Moto GP
Marc Marquez është një nga pilotët më të mirë në histori, ai që ndoshta rivalizoi dhe mundi të famshmin Valentino Rossi në pistë.
Gjashtë herë kampion bote, 4 prej tyre radhazi në Moto GP ndërsa sot ai pothuajse ka prekur fundin jo në pistë por për shkak të problemeve shëndetësore.
29-vjecari spanjoll vuan nga diplopia ose e thënë ndryshe sëmundja e shikimit të dyfishtë, pra çdo objekt ai e shikon dyshe.
Sezoni i kaluar ishte një makth kur iu shfaq dy herë ky problem dhe këtë fillim sezoni dukej sikur i kishte kaluar.
Por gjatë xhiros së nxemjes në Indonezi, ai shfaqi sërish probleme dhe gjatë kontrollit tek okulisti i tij i besuar u konfirnua se diplopia është shfaqur për herë të tretë.
Një situatë e tillë mund të ndikojë shumë keq, madje flitet për një fund të parakohshëm të karrierës së pilotit të Hondës i cili nuk po arrin të ngrejë më kokë që pas vitit 2019./Ora News/.
